Bazeli Sport

Qendra më e madhe rekreativo sportive në Kosovë

BAZELI SPORT

Qendra më e madhe rekreativo sportive, me fusha të futbollit të standardeve të larta, me pishina gjysëm olimpike, paintball dhe shumë aktivitet tjera sportive.

service_img
Fusha të futbollit

Bazeli Sport ofron fusha të futbollit në ambient të brendshëm dhe të jashtëm.

service_img
Pishinat

Bazeli Sport ofron pishina gjysëm olimpike, pishina për të rritur dhe për fëmijë.

service_img
Paintball

Loja në PaintBall Bazeli është përplot adrenalinë, pajisjet moderne dhe ambienti i përkryer e bëjnë lojën tuaj të paharrueshme.

service_img
Poligoni

Bazeli Sport ofron poligon të shenjëtarisë në ambient të jashtëm.

service_img
Ekipet e futbollit

Bazeli Sport ka ekipet e futbollit KF Bazeli dhe KFF Bazeli, ku këto dy klube kanë korrur suksese në arenën vendore.

service_img
Aktivitete tjera

Bazeli Sport ofron edhe shumë aktivtete tjera rekreativo sportive.

Dëshironi të jeni pjesë e Bazeli Sport?

KF & KFF Bazeli

Bazeli Sport ka ekipet e futbollit, ekipet e meshkujve dhe femrave.
Klubi i meshkujve: U6 Debitant, U8 Parafatosat, U12 Fatosat dhe U15 Pionerat.
Klubi i femrave: U16 dhe U18.

Trajnerët e Klubit të Futbollit "Bazeli Sport"

Pas qdo suksesi qëndron puna e palodhëshme e këtyre trajnerëve të cilët bëjnë punë të shkëlqyer.

Rreth Akademisë së Futbollit "Bazeli Sport"

"Çdo gjë e madhe fillon me një hap të vogël". Klubi futbollistik 'KF Bazeli' i pati fillet e tij në vitin 2015 ku Afrim Bunjaku dhe Shefket Palloshi me një numër të vogël fëmijësh, numri i të cilëve është rritur në 120 tani. Në fillim quhej Arbëria por pastaj me sygjerimin e Ismet Bunjakut, mori emrin e klubit futbollistik zviceran 'Bazeli' nga i cili dolën yjet e futbollit shqiptarë. Pasi që interesimi ishte i madh, klubi vendosi të zgjerohej. U formua së pari bordi i klubit, drejtor dhe menagjer i së cilit u zgjodh Ahmet Shora, pastaj kryetar Ismet Bunjaku, sekretar Shefket Palloshi si dhe trajnerët Sedat Bunjaku, Afrim Bunjaku dhe Sead Bunjaku. Antarët e bordit të klubit ishin Kemal Dullovi, Adnan Palloshi, Besim Sallahu, Egzon Shora, Nuri Shora, Arbenita Gavazi dhe Sara Bunjaku.

Hap pas hapi, klubi i vajzave në krye me Kosovare Shorën si kryetare, është pranuar edhe në Federatën e Futbollit Kosovar dhe tani garon me vajza në super ligën e Kosovës, ku u prezentua me mjaft sukses. Gjatë vitit 2017-18 u shpall nënkampione për junior. Të gjitha këto arritje u bënë në të ndihmës të pashoq të Ahmet Shorës gjatë gjithë kohës, punës së palodhshme të trajnerëve dhe gjithë kryesisë, të cilët punuan vazhdimisht që ta ngrisin klubin në piedestalet më të larta.

Sot, Akademia e Bazelit ka ndërtuar një kompleks futbollistik më një infrastrukturë mahnitëse. Kushtet që i ka sot ky klub janë falë sponzorit Bazeli Sport sh.p.k, pa të cilin ky klub nuk do të ishte ku është sot. Akademia e Bazelit po ec me hapa të sigurt drejt sukseseve.

Ku gjindemi ne?

Qendra më e madhe rekreativo sportive në Kosovë.